Zarif takohet me Lavrov
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83223-zarif_takohet_me_lavrov
Ministri i jashtëm i Iranit, Mohamed Xhevad Zarif, u takua me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Zarif dhe Lavrov u takuan në margjinat e Konferencës së Dialogut Mesdhetar në Romë dhe biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet më të fundit rreth marrëveshjes bërthamore dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2018 15:45 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Lavrov

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohamed Xhevad Zarif, u takua me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Zarif dhe Lavrov u takuan në margjinat e Konferencës së Dialogut Mesdhetar në Romë dhe biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet më të fundit rreth marrëveshjes bërthamore dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Çështjet më të rëndësishme të këtij takimi me dyer të mbyllura ishin zhvillimet në Siri dhe Jemen. Ministri i jashtëm i Iranit është takuar sot edhe me të dërguarin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjet në Siri, Stefan Di Mistura dhe ka biseduar për zhvillimet e fundit në Siri. Gjatë takimit, të dy palët diskutuan për zgjidhjen politike të krizës siriane dhe shkëmbyen mendime mbi  komitetin kushtetues, ndihmat humanitare dhe rindërtimin e Sirisë. Zarif është në kryeqytetin italian në një vizitë zyrtare dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Dialogut Mesdhetar.