Zarif: Bashkësia Ndërkombëtare duhet të përballet me njëanshmërinë e Amerikës
(last modified Sat, 24 Nov 2018 08:01:41 GMT )
Nëntor 24, 2018 09:01 Europe/Tirane
  • Zarif: Bashkësia Ndërkombëtare duhet të përballet me njëanshmërinë e Amerikës

Në përfundim të vizitës së tij dyditore në Itali, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të përballet me njëanshmërinë e Amerikës.

Muhamed Xhavad Zarif, pasi shtjelloi temat e trajtuara në takimet e tij në Itali tha se në të gjitha takimet e kryera një nga temat kryesore ka qenë përballja me njëanshmërinë e Amerikës. Ministri i jashtëm i RII i përshkroi akuzat e SHBA për armët e shkatërrimit në masë (WMD) kundër Iranit si 'të rrezikshme'. "SHBA dëshiron të përdorë konventat ndërkombëtare për të bërë akuza kundër Iranit, përderisa vetë i shkel ato. Pretendimet nga një vend që mbështeti pushtimin e Irakut kundër Iranit, pastaj pushtoi Irakun me synimet se do ta shpëtojë këtë vend- nuk janë vetëm të turpshme, por edhe të rrezikshme", tha Muhamed Xhevad Zarif. Përkundër pretendimeve të Amerikës kundër Iranit, Uashingtoni jo vetëm që nuk ka zbatuar zotimet e tij për zhdukjen e  armëve kimike, mirëpo mbështet edhe programin e të tilla armëve të regjimit sionist dhe të tilla akuza hidhen vetëm për shkak të armiqësisë me Iranin dhe për të mashtruar opinionin publik dhe për ta devijuar vëmendjen nga kërkesa për shkatërrimin e qendrave të armëve kimike të regjimit sionist dhe të grupeve terroriste, tha në mesazhin e tij Zarif.

Tags