Në Teheran fillon konferenca e 32-të ndërkombëtar për Unitetin Islamik
(last modified Sat, 24 Nov 2018 12:57:37 GMT )
Nëntor 24, 2018 13:57 Europe/Tirane
  • Në Teheran fillon konferenca e 32-të ndërkombëtar për Unitetin Islamik

Sesioni i 32-të i konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islamik filloi sot në Teheran me moton "Kodsi, bosht i unitetit të Umetit" ku në ceremoninë e hapjes foli presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhhebeve Islame.

Në këtë konferencë marrin pjesë mbi 300 mendimtarë, politikanë dhe intelektualë nga 100 vende të botës.

Një prej programeve të veçanta të kësaj konference është shpjegimi i sukseseve të sistemit të Republikës Islamike të Iranit në 40 vitet e kaluara.

Këtë vit në kuadër të kësaj konference formohen tre komisione punuese në lidhje me Palestinën me temë "Palestina dhe akordi i shekullit", "Palestina dhe Kodsi i shenjtë" dhe "Palestina dhe e drejta për kthimin".

Komisionet e tjera që do të zhvillohen në kuadër të kësaj konference janë "Samiti i Unionit të Grave Myslimane", "Komisioni për rolin e organizatave për afrimitet dhe zbatimin e strategjisë së diplomacisë së unitetit", si dhe disa komisione të tjera përkatëse me çështjet e botës islame.

 

Tags