Zarif godet standardet e dyfishta të Perëndimit në lidhje me sulmet kimike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83323-zarif_godet_standardet_e_dyfishta_të_perëndimit_në_lidhje_me_sulmet_kimike
Ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif në një mesazh të tij në Tuiter, kritikoi Perëndimin për standardet e tyre të dyfishta lidhur me sulmet kimike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 25, 2018 19:28 Europe/Tirane
  • Zarif godet standardet e dyfishta të Perëndimit në lidhje me sulmet kimike

Ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif në një mesazh të tij në Tuiter, kritikoi Perëndimin për standardet e tyre të dyfishta lidhur me sulmet kimike.

"Pse Perëndimi nuk i dënon sulmet kimike në Alepo nga terroristët? Modeli i Perëndimit është se armët kimike dënohen vetëm nëse dyshohet se përdoren nga një armik jo nga një aleat", shtoi Zarif në një postim të tij në Tuiter të dielën. "Ata u treguan të verbër kur Saddami i përdori armët kimike kundër Iranit, por luftën kundër tij e zhvilluan për t'i shkatërruar ato kur ai ishte armik i tyre", shtoi ai. Sipas burimeve në terren, grupet terroriste të shtunën vonë nisën një mori mortajash në zonat e banuara në Aleppo, duke përfshirë Al Khalediah dhe al-Zahra, në veri të Sirisë, duke plagosur 100 persona. Burimet thonë se të plagosurit janë transferuar në spitale për trajtim. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Kasemi, ka dënuar ashpër sulmin e fundit kimik nga terroristët në zonat e banuara në Aleppo të Sirisë, duke e quajtur atë një veprim "të shëmtuar dhe çnjerëzor".