634 të lënduar nga tërmeti në provincën Kermanshah
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83334-634_të_lënduar_nga_tërmeti_në_provincën_kermanshah
Tërmeti 6.4 ballë I shkallës Rihter në provincën Kermanshah të Iranit ka lënduar të paktën 634 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2018 05:21 Europe/Tirane
  • 634 të lënduar nga tërmeti në provincën Kermanshah

Tërmeti 6.4 ballë I shkallës Rihter në provincën Kermanshah të Iranit ka lënduar të paktën 634 persona.

Për fat të mirë nga ky tërmet asnjë person nuk ka humbur jetën. Tërmeti ra në orën 20:07 sipas orës lokale në zonën Sarepol Zahab, në thellësinë 7 km. Drejtori i qendrës sizmologjike në universitetin mjekësor të provincës Kermanshah ka thënë se nga tërmeti asnjë person nuk ka humbur jetën por ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. Ndërsa drejtori i gjysmë hënës së kuqe të provincës Kermanshah ka njoftuar se 21 ekipe shpëtimi janë aktivizuar menjëherë për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar. Për momentin uji, energjia elektrike dhe gazi është i lidhur për provincën Kermanshah dhe në plotësimin e nevojave fillestare nuk ka asnjë problem ndërkohë që forcat e ndihmë së shpejtë, ato të rendit, administrata, njësitet e shëndetësisë dhe të kurimit të gjithë janë vendosur në gjendje gatishmërie. Qyteti Sarepol ka një popullsi prej 38 mijë banorësh dhe ndodhet 136 km larg provincës Kermanshah. Më 12 nëntor të vitit 2017 një tjetër tërmet prej 7.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur provincën Kermanshah duke lënë të vdekur 483 persona dhe lënduar më shumë se 12 mijë të tjerë.