Rritet numri i fluturimeve të kompanisë ajrore të Katarit në Iran
Nëntor 27, 2018 06:32 Europe/Tirane
Kompania ajrore katariote Qatar Airways ka njoftuar se ka rritur numrin e fluturimeve direkt për në Teheran.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA< duke cituar sajtin zyrtar të kompanisë ajrore katariote Qatar Airways, Akbar Al Baker, drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie ajrore të hënën ka thënë: Vendimet e reja të kompanisë pasqyrojnë angazhimin e Katarit ndaj Iranit, si dhe zgjerimin e rrjetit të destinacioneve të kompanisë për të synuar tregjet. Edhe zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit ka thënë se vendi i tij do t’i mbaj lidhjet me Iranit pavarësisht kthimit të sanksioneve të SHBA kundër Iranit.
Tags