Salehi: Irani është i gatshëm të bëjë kthesë në programin atomik
Kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit bëri të ditur se Republika Islamike e Iranit nëse nuk sigurohen interesat e saj, është e gatshme të bëjë kthesë në programin atomik duke shkuar në gjendjen e para marrëveshjes bërthamore.
Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Euronews, tha: "Sipas konfirmimit të ANEA, të gjitha veprimet atomike të Iranit janë në bazë të kornizës së marrëveshjes bërthamore, mirëpo nëse do të përfundojë kjo marrëveshje, atëherë Irani mund të kthehet në gjendjen e para marrëveshjes bërthamore ose të shtojë edhe më tepër zhvillimin e programit atomik".
Salehi duke folur rreth sanksioneve të Amerikës kundër Iranit, shtoi: "Irani pas fitores së Revolucionit Islamik, ka përjetuar luftë, sanksione dhe shumë kufizime të mëdha, mirëpo ka kaluar me sukses të gjitha vështirësitë dhe aktualisht është një fuqi rajonale".
Në lidhje me marrëdhëniet e Republikës Islamike të Iranit dhe Bashkimit Evropian, z. Salehi tha: "Teherani dhe Brukseli po bëjnë përpjekje që ta ruajnë marrëveshjen bërthamore si një hallkë e lidhjes mes të dy palëve, sepse ky veprim mund krijojë rrethanat për zgjerimin e bashkëpunimeve mes të të palëve në fusha të tjera si ekonomike, kulturore dhe shkencore".