Dy nëndetëse i bashkohen flotës detare të ushtrisë së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83434-dy_nëndetëse_i_bashkohen_flotës_detare_të_ushtrisë_së_iranit
Dy nëndetëse të llojit “Ghadir” i janë bashkuar flotës së forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dhe aktualisht funksionojnë në dispozicion të këtyre forcave.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 29, 2018 14:12 Europe/Tirane
  • Dy nëndetëse i bashkohen flotës detare të ushtrisë së Iranit

Dy nëndetëse të llojit “Ghadir” i janë bashkuar flotës së forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dhe aktualisht funksionojnë në dispozicion të këtyre forcave.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se admiral Husejn Khanzadi, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, të enjten në ceremoninë e bashkimi të dy nëndetëseve të llojit “Ghadir” të zhvilluar në zonë e parë të forcave detare të ushtrisë në Bandarabas në jug të Iranit, deklaroi: “Aktualisht Irani posedon një forcë të fuqishme detare të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare që në bashkëpunim së bashku, garantojnë sigurinë e rajoneve detare në Gjirinë Persik, ngushticën Hormuz dhe në Detin e Omanit”.

Admiral Khanzadi shtoi: “Anijet luftarake të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit për të mbrojtur anijet përball piratëve më shumë ishin të pranishme në Gjirin e Adenit dhe mesatarisht për çdo vit 6 grupe anijesh dërgoheshin në këtë rajon.

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha: “Destrojeri “Sehend” e cili është prodhuar nga ekspertët e forcave detare të Iranit dhe është një projekt tërësisht vendor, së shpejti do t’i bashkohet flotës së forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit”.