Eragçi: Evropa me ide të reja për tregtinë me Iranin
Negociatori i lartë bërthamor i Iranit, ka dhënë lajmin për ide të reja rreth sistemit monetar të Evropës për tregti dhe bashkëpunim ekonomik me Iranin.
Abas Eragçi, ka thënë: Interesat ekonomike të marrëveshjes bërthamore për Iranin janë ulur dhe nëse kjo gjendje vazhdon atëherë marrëveshja i afrohet vdekjes dhe përpjekjet e Evropës për ruajtjen e saj nuk do të japin rezultat. Me gjithë sanksionet amerikane, Irani gjithmonë ka gjetur një rrugë për eksportin e naftës dhe dyshimet e klientëve tradicionalë të Iranit si Japonia që në disa raste kanë ndërprerë importin e naftës, nuk janë bërë shkak që shitja e naftës së Iranit të arrijë kuotën zero. Klientët e mëdhenj të naftës iraniane si Kina dhe India janë përjashtuar nga sanksionet dhe janë të gatshëm për të blerë naftën Iranin dhe për këtë arsye objektivi i çuarjes në zero të eksportit të naftës iraniane nuk mund të realizohet. Eragçi ndër të tjera tha se Teherani ka humbur besimin për bisedime me Uashingtonin dhe për këtë nuk ekziston mundësia për rinisjen e bisedimeve të reja. Zv/ministri iranian gjithashtu vlerësoi angazhimin e Japonisë në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha: Mes dy vendeve ekzistojnë akoma linjat e komunikimit dhe presionet amerikane nuk kanë mundur të ndërpresin bashkëpunimin mes dy miqve të vjetër. Teherani pret nga Tokio që të vazhdojë blerjen e naftës dhe bashkëpunimin tregtare dhe të mos dorëzohet përballë presioneve të Amerikës.