Xhahangiri: Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë në Iran, ka qëllime paqësore
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë në Iran ka qëllime paqësore dhe humane dhe kurrë nga ka qenë destruktiv dhe nuk ka shkel normat morale.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë përmbyllëse të kongresit të tretë ndërkombëtar për qelizat fondamentale që u zhvillua në Teheran, deklaroi: "Në dosjen atomike në mënyrë të padrejtë janë ngritur akuza kundër Iranit, por që ANEA në shumë raporte të saj ka konfirmuar se programi atomik i Iranit është në kuadër të rregullave ndërkombëtare".
Xhahangiri në vazhdim vuri në dukje sanksionet e padrejta të Amerikës kundër Iranit dhe tha: "Iranianët kërcënimet i shndërrojnë në raste për zhvillim dhe nuk lejojnë që ato bëhen pengesa për procesin e zhvillimit të shkencës dhe teknologjive moderne".