Rilidhja elektronike e bankës iraniane në Gjermani
(last modified Sun, 02 Dec 2018 11:42:18 GMT )
Dhjetor 02, 2018 12:42 Europe/Tirane
  • Rilidhja elektronike e bankës iraniane në Gjermani

Sipas urdhrit të përkohshëm të gjykatës së Hamburgut, linja e internetit dhe ajo telefonike e Bankës “Meli” të Iranit do të lidhet përsëri në këtë qytet.

Gjykata në Hamburg, me një aktvendim paraprak kërkoi nga kompania gjermane e telekomunikacioneve, që linja telefonike dhe e internetit për bankat iraniane të rilidhet. Kompania gjermane e telekomunikacionit, më 16 nëntor 2018, ndërpreu linjat telefonike dhe bankat e internetit me bazë në internet në Gjermani. Telekomi gjerman në një letër drejtuar Bankës ‘Meli’ të Iranit tha se kompania synon të ndalojë pagesat telefonike dhe të internetit pas imponimit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Pas këtij veprimi, ambasada amerikane në Gjermani në një postim në Tuiter, duke treguar për ndërprerjen e qasjes elektronike të degës në Hamburg të bankës Meli, ka thënë se e mirëpret një veprim të tillë.

 

Tags