Theksohet bashkimi i gjithanshëm mes Iranit dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83530-theksohet_bashkimi_i_gjithanshëm_mes_iranit_dhe_turqisë
Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik të Iranit deklaroi se vendet islame duhet të ndjekin çështjen e Palestinës si një prioritet të rëndësishëm në politikat e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2018 10:57 Europe/Tirane
  • Theksohet bashkimi i gjithanshëm mes Iranit dhe Turqisë

Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik të Iranit deklaroi se vendet islame duhet të ndjekin çështjen e Palestinës si një prioritet të rëndësishëm në politikat e tyre.

Abuzar Ibrahimi Turkeman, kryetari Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik të Iranit, ditën e shtunë në takim me Ali Arbash, kryetarin e Organizatës së Dianetit të Turqisë i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, theksoi nevojën për ndjekjen e çështjes së Palestinës dhe tha: "Duhet ndjekur edhe çështja e dëbimit të një numri të madh të myslimanëve nga vendbanimet e etërve të tyre dhe të mos lejohet që kjo çështje të harrohet".

Ibrahimi Turkeman gjithashtu foli edhe për gjendjen e myslimanë në rajonin e Kaukazit dhe tha se ky rajon është rajoni më i përgatitur për zhvillimin e grupeve terroriste si ISIS, për arsye se ky rajon është i etur për fenë e pastër Islame, prandaj duhet hartuar programe të dobishme për zhvillimin e fesë islame në rajonin e Kaukazit".

Ibrahimi Turkeman në këtë takim kërkoi edhe krijimin e një komiteti për ndjekjen e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara mes Organizatës së Dianetit të Turqisë dhe Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik të Iranit.

Nga ana e tij kryetari i Organizatës së Dianetit të Turqisë në këtë takim gjithashtu duke thënë se çështje e Kodsit gjithnjë duhet të mbahet gjallë, deklaroi: "Në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Palestinës janë organizuar shumë konferenca të ndryshme në Turqi".

Ali Arbash theksoi: "Irani dhe Turqia si dy vende myslimane duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për ta prezantuar Kodsin e shenjtë në botë".