Fuqia mbrojtëse e Iranit përcjellë mesazhin e paqes
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83545-fuqia_mbrojtëse_e_iranit_përcjellë_mesazhin_e_paqes
Fuqia mbrojtëse e Iranit është për mbajtjen e paqes dhe sigurisë dhe dërgon një mesazh paq e dhe sigurie, tha të dielën ministri i mbrojtjes i Iranit për Agjencinë e lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Fuqia mbrojtëse e Iranit përcjellë mesazhin e paqes

Fuqia mbrojtëse e Iranit është për mbajtjen e paqes dhe sigurisë dhe dërgon një mesazh paq e dhe sigurie, tha të dielën ministri i mbrojtjes i Iranit për Agjencinë e lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

"Irani ka qenë në gjendje të zhvillojë produktet e dëshirueshme të mbrojtjes megjithëse është sanksionuar për 40 vitet e fundit, Ministria e mbrojtjes ka realizuar vetë-mjafueshmërinë në industrinë e mbrojtjes", tha  gjeneral Amir Hatami. Hatami tha se Irani është një fuqi e madhe që posedon raketa, radarë, dronë dhe automjete të blinduara. "Dronët iranianë po fluturojnë distanca të gjata në pika të ndryshme pa asnjë gabim dhe asgjësojnë objektivat e tyre me saktësi të madhe". "Irani konsiderohet si një nga fuqitë më të mëdha raketore", tha ministri i mbrojtjes i Iranit. Ai shtoi se inaugurimi i linjës së prodhimit të avionit Kousar tregoi se inxhinierët iranianë janë shumë të aftë dhe sanksionet janë joefektive. Ai shtoi se Irani është bërë aq i fortë sa që Arroganca nuk ka asnjë mënyrë përveçse ta pranojë atë.