Selami: Hegjemonia amerikane në rajon ka marrë fund
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare deklaron se rezistenca është çelësi i fitores kundër armikut dhe shtoi se për shkak të revolucionit islamik, fuqia politika dhe hegjemonizmi i Amerikës në rajon kanë marrë fund.
Husein Selami, ndër të tjera shtoi se Irani islamik ka bërë qëndresë përballë komploteve të armikut dhe ka thyer atentatet, sanksionet dhe kërcënimet e amerikanëve. Amerikanët sot e dinë se të gjithë ato fuqi që guxojnë të përballen me Amerikën dhe të kundërshtojnë politikat e saj, janë për shkak të fitores së frontit të rezistencë. Gjeneral Selami përmendi veprimet terroriste dhe formimin e ISIS nga ana e Amerikës në rajon dhe tha: Përpjekjet e tyre për të goditur rezistencën me anë të grupeve terroriste, çoi në forcimin e fuqisë së kombit sirian, irakian dhe jemenas që sot ka tmerruar regjimin sionist. ata kanë shpenzuar më shumë se 7 trilion dollar për formimin e ISIS, mirëpo rezultati ishte krejt i kundërt dhe në favor të revolucionit islamik dhe në favor të rezistencës.