Hanije bisedon me telefon me Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83563-hanije_bisedon_me_telefon_me_zarif
Shefi i zyrës politike të lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) gjatë një bisede telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Palestinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 03, 2018 13:55 Europe/Tirane
  • Hanije bisedon me telefon me Zarif

Shefi i zyrës politike të lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) gjatë një bisede telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Palestinë.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas-it, në këtë bisedë telefonike vuri në dukje përpjekjen e Amerikës për të paraqitur një projektrezolutë në AP të OKB për të dënuar lëvizjen e Rezistencës Islamike të Palestinës dhe kërkoi që Republika Islamike të Iranit të marrë masa përkatëse për të kundërshtuar këto përpjekje.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në këtë bisedë duke theksuar mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj të drejtave të popullit të Palestinës, deklaroi: "Për shkak të politikës së disa vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme, administrata e Amerikës ka gjetur këtë guxim që jo vetëm me një veprim në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare të transferojë ambasadën e vet në Kodsin e shenjtë, por edhe të propozon projektrezolutë në AP të OKB kundër rezistencës së popullit të Palestinës".

Ministri i jashtëm iranian me këtë rast premtoi se Irani në AP të OKB do të bëjë të gjitha përpjekjet në koordinim me vendet e tjera islame për të penguar miratimin e një rezolute të tillë në AP të OKB.