Ruhani: Irani do të qëndrojë fuqishëm kundër armikut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83601-ruhani_irani_do_të_qëndrojë_fuqishëm_kundër_armikut
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Irani kundërshton sanksionet e padrejta dhe qëndron fuqishëm kundër armikut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani do të qëndrojë fuqishëm kundër armikut

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Irani kundërshton sanksionet e padrejta dhe qëndron fuqishëm kundër armikut.

Presidenti iranian Hasan Ruhani të martën në mbrëmje në një takim me studentët e provincës Semnan të lindje të Teheranit, duke deklaruar se vendet e botës para marrëveshjes bërthamoree dënonin Iranin, ndërsa sot dënojnë Shtetet e Bashkuara, ka thënë: Marrëveshja bërthamore i hapi rrugën Iranit  për tregti me vendet e botës dhe ka rritur shumë investimet në Iran. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar përfundimit të kontratave të naftës me kompani të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë kompaninë franceze "Total" dhe tërheqjen e kesaj kompanie nga Irani pas tlargimit të SHBA nga marrëveshja bërthamore, tha: Aktualisht një kompani kineze ka zëvendësuar kompaninë franceze Total. Ruhani ka shtuar: Nuk ka bllokadë për Iranin dhe me siguri që populli iranian me unitet do t'i shkatërrojë të gjitha komplotet.