Ruhani: Armiqtë nuk mund të durojnë madhështinë e Iranit
"Armiqtë janë të zemëruar dhe nuk mund ta durojnë madhështinë e Iranit", tha presidenti iranian, duke vënë në dukje se armiqtë e sistemit islamik do të detyrohen të ulin kokën para kombit iranian.
Presidenti iranian Hasan Ruhani duke folur të mërkurën në këshillin provincial të provincës Semnan, theksoi: " Në rrethanat e sanksioneve, kërcënimet duhet të shndërrohet në mundësi. Populli iranian i njeh mirë sanksionet dhe e di kuptimin e presionit dhe sanksioneve". Presidenti Ruhani tha: "Armiqtë nuk arritën qëllimet e tyre dhe nuk do të arrijnë qëllimet e tyre në Jemen, në Afganistan, Irak, Siri dhe Liban". Presidenti i RII në përfundim theksoi:" Natyrisht, Irani është më i sigurt se Evropa dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, dhe forcat ushtarake, të rendit dhe të sigurisë së Iranit janë duke bërë çdo përpjekje në këtë drejtim. Potenciali i mbrojtjes i Iranit nuk është i negociueshëm dhe nëse vendet evropiane duan të flasin për aftësinë mbrojtëse të Iranit, ne nuk kemi asgjë për të folur me ta".