Sot në Teheran organizohet konferenca e krerëve të 6 parlamenteve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83689-sot_në_teheran_organizohet_konferenca_e_krerëve_të_6_parlamenteve
Konferenca e dytë e krerëve të parlamenteve të Iranit, Afganistanit, Pakistanit, Turqisë, Kinës dhe Rusisë organizohet sot në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2018 06:32 Europe/Tirane
  • Sot në Teheran organizohet konferenca e krerëve të 6 parlamenteve

Konferenca e dytë e krerëve të parlamenteve të Iranit, Afganistanit, Pakistanit, Turqisë, Kinës dhe Rusisë organizohet sot në Teheran.

Në ceremoninë e hapjes së konferencës ishin të pranishëm Ali Larixhani, kryetar i parlamentit, dhe Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit. Kjo konferencë ka për qëllim analizimin e strategjive të përballjes me terrorizmin dhe mënyrën e bashkëpunimit mes parlamenteve. Përballja me terrorizmin, eksperienca e kaluar, strategjia aktuale, veprimtaritë e reja dhe me ndikim në rajon, zgjerimi i komunikimit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal, janë disa nga temat që do të trajtohen në këtë konferencë. Pjesëmarrja e vendeve me ndikim të rajonit në nivel kryetarësh të parlamenteve në konferencën e Teheranit, tregon për rëndësinë e strategjive të reja në çështjen e sigurisë së rajonit. Konferenca e mëparshme u mbajt në Pakistan.