Ruhani: Irani viktima më e madhe e terrorizmit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sulmet terroriste nuk do të ndikojnë në vendosmërinë dhe vullnetin e qeverisë dhe të popullit iranian në luftën e palëkundur kundër formave të ndryshme të terrorizmit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot në ceremoninë e hapjes së samitit të dytë të kryetarëve të parlamenteve të gjashtë vendeve të rajonit, duke thënë se Republika Islamike e Iranit që nga fillimi i themelimit e deri më tani ka qenë viktima më e madhe e terrorizmit që është përballur me këtë fenomen të shëmtuar, theksoi: "Irani nga ky aspekt ka pësuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: "Veprimet terroriste gjatë shpërthimeve të bombave në vitin 1981 dhe më pas vrasja e 17 mijë qytetarëve iranianë përgjatë 40 viteve të kaluara nga grupet terroriste që aktualisht po strehohen dhe mbështeten nga qeveritë në Evropë dhe Amerikë; janë pjesë e këtyre dëmeve që ka pësuar populli iranian".
Ruhani shtoi: "Vrasja e shkencëtarëve atomik të Iranit në fillim të kësaj dekade nga elementë terroristë të mbështetur nga shtetet e huaja, sulmi terrorist i grupit ISIS në vitin 2017 në hapësirat e Parlamentit Islamik, sulmi i fundit terrorist në qytetin Ahvaz dhe gjithashtu sulmi terrorist i dy ditëve të kaluara në juglindje të Iranit; gjithashtu janë pjesë e këtyre dëmeve që ka pësuar populli iranian nga sulmet terroriste".
Presidenti iranian duke paraqitur tetë strategji bërjen e rajonit më të fuqishëm, theksoi: "Teherani është i gatshëm të marrë pjesë me të gjitha mjetet në ndërtimit e këtij rajoni të fuqishëm".
Z. Ruhani theksoi: "Shteti që ka filluar luftën tregtare me Kinën, që nënçmon Pakistanin, që e poshtëron Afganistanit, që e ndëshkon Turqinë, që e kërcënon Rusinë dhe që sanksion Iranin; është i akuzuari numër një në prishjen e lidhjeve, prandaj ne do të qëndrojmë përball Amerikës".