Zarif: Amerika e ka bërë Lindjen e Mesme depo të barutit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83696-zarif_amerika_e_ka_bërë_lindjen_e_mesme_depo_të_barutit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se amerikanët e kanë shndërruar rajonin e Lindjes së Mesme në një depo të barutit, gjë që tregon se kjo është një politikë shumë e rrezikshme të cilën po e ndjekin ata në Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2018 10:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika e ka bërë Lindjen e Mesme depo të barutit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se amerikanët e kanë shndërruar rajonin e Lindjes së Mesme në një depo të barutit, gjë që tregon se kjo është një politikë shumë e rrezikshme të cilën po e ndjekin ata në Lindjen e Mesme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të shtunën gjatë konferencës së dytë të kryetarëve të parlamenteve të Iranit, Afganistanit, Turqisë, Pakistanit, Kinës dhe Rusisë që po zhvillohet në Teheran në lidhje me sfidat në luftën kundër terrorizmit dhe lidhjet brenda rajonit, shtoi: "Kjo politikë e Amerikës është bërë shkak që rajoni i Lindjes së Mesme të shndërrohet në depo të armëve shumë të sofistikuara dhe destruktive që për fat të keq nuk ndihmojnë aspak në vendosjen e paqes dhe sigurisë së rajonit".

Zarif gjithashtu në përgjigje të një pyetje në lidhje me akuzat raketore të Amerikës kundër Iranit, deklaroi: "Amerikanët kanë bërë përpjekje që të krijojnë pengesa në marrëdhëniet mes Iranit Bashkimit Evropian dhe para se të rrezikojnë marrëdhëniet e Iranit dhe Evropës, ata gjithnjë bëjnë përpjekje për t'i paraqitur çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme në mënyrë plotësisht të kundërt me realitetin".

Z. Zarif tha se në gazetat amerikane kemi lexuar se armët e amerikanëve ndodhen në duart e Al Kaidas në Jemen dhe të ISIS në Siri dhe ky është rreziku i cili gjithnjë kërcënon Lindjen e Mesme.