Bruksel: Autoritet iraniane dhe të BE diskutojnë mbi Jemenin dhe Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83770-bruksel_autoritet_iraniane_dhe_të_be_diskutojnë_mbi_jemenin_dhe_sirinë
Husein Xhaberi Ansari, kryenegociatori i lartë i Iranit në bisedimet ndërkombëtare për paqen në Siri dhe zv/shefja e politikës së jashtme të BE janë takuar në Bruksel për të diskutuar mbi situatën në Siri dhe në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2018 06:46 Europe/Tirane
  • Bruksel: Autoritet iraniane dhe të BE diskutojnë mbi Jemenin dhe Sirinë

Husein Xhaberi Ansari, kryenegociatori i lartë i Iranit në bisedimet ndërkombëtare për paqen në Siri dhe zv/shefja e politikës së jashtme të BE janë takuar në Bruksel për të diskutuar mbi situatën në Siri dhe në Jemen.

Husein Xhaberi Ansari dhe Helga Schmidt diskutuan mbi procesin e bisedimeve të paqes në Stokholm mes palëve jemenase dhe për mënyrë e hartimit të kushtetutës së re të Sirisë. Bisedimet e paqes për Jemenin deri më sot kanë dështuar për shkak të sabotimeve të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite në Jemen deri tani ka lënë të vrarë me mijëra jemenas dhe ka detyruar me miliona të tjerë të shpërngulen.