Zarif: SHBA është përgjegjëse për mjerimet nga Sadami te ISIS
Ministri i Jashtëm iranian në një mesazh të publikuar në Twitter të enjten, duke ju referuar krimeve të deritanishme të sponsorizuara nga Uashingtoni, tha se SHBA është përgjegjëse për të gjitha krimet, që nga diktatori ba'athist irakian Sadam Husein e deri tek terroristët e ISIS.
"Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të heqin dorë nga absurditetet e tyre hipokrite kundër raketave të Iranit dhe sjelljes rajonale të tij. Faktet flasin vetë", shkroi Muhamed Xhavad Zarif në postimin e tij. "Janë ata që shesin 100 miliardë $ armë për të masakruar popullin e Jemenit dhe jo Irani. Janë ata dhe klientët e tyre të cilët janë përgjegjës për mjerimet e shkaktuara që nga Sadami deri te ISIS, - shkroi Zarif. Më parë, diplomati më i lartë i Iranit në një mesazh të veçantë kërkoi respektimin e ligjit ndërkombëtar për të pasur një rajon më të fortë. "Rajoni ynë ka pasur shumë njerëz të fortë që kanë shkaktuar vetëm luftë dhe mjerim. Ajo që na nevojitet është një RAJON më i fortë, sesa njeri i fortë. Për këtë ne kemi nevojë për dialog, respekt për të drejtën ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik dhe kontakt më të madh njerëzor", tha ministri i Jashtëm iranian.