Irani mirëpret akordet paraprake në bisedimet e paqes për Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83853-irani_mirëpret_akordet_paraprake_në_bisedimet_e_paqes_për_jemenin
Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur akordin e arritur mbi qytetin port Hudejda dhe ka thënë se ku akord tregon se grupet jemenase kanë kuptuar me përpikmëri gjendjen e rënduar të banorëve në Jemen të cilat kanë nevojë tej mase për ndihma humanitare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Irani mirëpret akordet paraprake në bisedimet e paqes për Jemenin

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur akordin e arritur mbi qytetin port Hudejda dhe ka thënë se ku akord tregon se grupet jemenase kanë kuptuar me përpikmëri gjendjen e rënduar të banorëve në Jemen të cilat kanë nevojë tej mase për ndihma humanitare.

Zëdhënësi Kasemi shpresoi që porti Hudejda dhe pikat e tjera doganore si aeroporti i Sanas të hapen sa më shpejt që të mundësohet dërgimi i ndihmave në Jemen. Shpresojmë që akordet e arritura të zbatohen në afatin e caktuar dhe të krijohen kushtet për bisedime të tjera në të ardhmen e afërt. Irani duke përfituar nga eksperienca e tij e përgjegjshme në zgjidhjen e krizave të rajonit ka luajtur rol në bisedimet mes palëve jemenase në Suedi dhe thekson se për përfundimin e krizës në Jemen dhe ndërprerjes së gjakderdhjes në këtë vend, duhet të vazhdohet rruga e bashkëbisedimeve dhe negociatave mes palëve jemenase.