Irani reagon ndaj deklaratave të kryeministrit të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83858-irani_reagon_ndaj_deklaratave_të_kryeministrit_të_regjimit_sionist
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se deklaratat e paturpshme të kryeministrit të regjimit sionist që bëhen nga injoranca dhe iluzioni kundër Iranit, konsiderohen kërcënim me sulme ushtarake ndaj një vendi të madh dhe si pasojë ato do të ndiqen në qarqe juridike dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2018 10:27 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratave të kryeministrit të regjimit sionist

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se deklaratat e paturpshme të kryeministrit të regjimit sionist që bëhen nga injoranca dhe iluzioni kundër Iranit, konsiderohen kërcënim me sulme ushtarake ndaj një vendi të madh dhe si pasojë ato do të ndiqen në qarqe juridike dhe ndërkombëtare.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten në reagim ndaj deklaratave të fundit të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, e konsideroi të pamundshme kryerjen e operacioneve ushtarake brenda kufijve të Iranit dhe deklaroi: “Irani gëzon një mbrojtje ushtarake dhe një mbështetje të madhe popullore deri në atë masë sa që të gjithë ata që mund të iluzionojnë gjëra të tilla, do t’i bëjë të pendohen në të gjitha aspektet”.

Bahram Kasemi në vazhdim tha se regjimi sionist është formuar në bazë të agresionit dhe kërcënimi të vendeve të rajoni, ndërsa deklaroi: “Ky regjim i cili konsiderohet faktori kryesor për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, në mënyrë të paturpshme i jep vetes të drejtë që të flasë për stabilitetin e rajonit”.