Zarif: Ka përfunduar periudha e superfuqive në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83862-zarif_ka_përfunduar_periudha_e_superfuqive_në_botë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se periudha e superioritetit të superfuqive në botë ka marrë fund dhe kjo është në interes të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2018 11:53 Europe/Tirane
  • Zarif: Ka përfunduar periudha e superfuqive në botë

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se periudha e superioritetit të superfuqive në botë ka marrë fund dhe kjo është në interes të Iranit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të premten në Teheran vuri në dukje rolin e rëndësishëm të qytetarëve në sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është një faktor i rëndësishëm në rajon dhe në botë dhe mund të luajë rol përcaktuar për të ardhmen. Irani është një vend i fuqishëm dhe ky realitet është vërtetuar jo vetëm në 40 vitet e fundit, por edhe përgjatë 7000 viteve të kaluara”.

Ministri i jashtëm i Iranit në vazhdim të fjalës së tij vuri në dukje këtë se Arabi Saudite në vitin e kaluara ka blerë armatime në vlerë 69 miliardë dollarë nga Amerika dhe perëndimi, mirëpo megjithëkëtë Lindsey Graham, senatori republikan i Amerikës, në lidhje me Arabinë Saudite ka thënë: “Nëse Amerika nuk do të mbështesë autoritetet e regjimit Al Saud, arabët e Arabisë Saudite për një javë do të detyrohen të flasin persisht”.

Zarif gjithashtu vëri në dukje edhe deklaratën e Trump i cili ka thënë “nëse nuk do të jetë mbështetja e Amerikës ndaj Arabisë Saudite, ky vend nuk do të mund të administrojë vetën as edhe për një javë”, ndërsa shtoi: “Si një individ mysliman, më vjen turp nga këto deklarata të Trump për një vend fqinj”.

“Tani bota ka ndryshuar dhe aktualisht më perëndimi nuk është qendër e botës. Prandaj më politikat me prirje lindore ose perëndimore nuk kanë kuptim, sepse edhe perëndimi edhe lindja i kanë drejtuar sytë nga njëri-tjetri”,- shtoi ndër të tjera z. Zarif.