Irani i kushton rëndësi zhvillimit të lidhjeve me fqinjët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83876-irani_i_kushton_rëndësi_zhvillimit_të_lidhjeve_me_fqinjët
Shefi i Zyrës së Presidentit të Iranit Mahmud Vaezi theksoi faktin se zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me fqinjët është me rëndësi strategjike për Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2018 16:29 Europe/Tirane
  • Irani i kushton rëndësi zhvillimit të lidhjeve me fqinjët

Shefi i Zyrës së Presidentit të Iranit Mahmud Vaezi theksoi faktin se zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me fqinjët është me rëndësi strategjike për Iranin.

Vaezi i bëri këto deklarata në një takim me ministrin turk të tregtisë Ruhsar Pekcan. Ai bëri thirrje për nxitjen e marrëdhënieve të gjithanshme midis Iranit dhe Turqisë. Vaezi, duke udhëhequr një delegacion të lartë politiko-ekonomik, arriti të enjten në Ankara të Turqisë për të biseduar me zyrtarë të lartë turq. Duke shprehur keqardhje për rrëzimin e trenave në Turqi, ai u solidarizua me viktimat e aksidentit vdekjeprurës. Duke iu referuar mbajtjes së katër raundeve të këshillit suprem të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve, Vaezi tha: "Jemi të lumtur që raundi i pestë do të mbahet brenda disa ditësh". Kjo është ndërsa Irani shpreson të arrijë nivelin e dëshiruar të lidhjeve tregtare mes dy vendeve, shtoi zyrtari iranian.