Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik Iran-Azerbajxhan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83884-zgjerimi_i_bashkëpunimit_ekonomik_iran_azerbajxhan
Marrëdhëniet mes Iranit dhe Azerbajxhanit do të zgjerohen me sukses dhe në to ndikojnë vizitat e presidentëve dhe e funksionarëve të lartë të dy vendeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2018 09:40 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik Iran-Azerbajxhan

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Azerbajxhanit do të zgjerohen me sukses dhe në to ndikojnë vizitat e presidentëve dhe e funksionarëve të lartë të dy vendeve.

Elham Aliev, president i Azerbajxhanit në takim me Sejed Mahmud Alavi ministër i informacionit të Republikës Islamike të Iranit theksoi se të përbashkëtat historike të Iranit dhe Azerbajxhanit janë bazë e fortë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Irani i kushton rëndësi të madhe zgjerimit të marrëdhënie me fqinjët e tij në bazë të respektit dhe interesave reciproke. Takimi mes presidentit azerbajxhanas dhe ministrit iranian u mbajt në kohën kur javën e kaluar në Baku u organizua takimi i 11-të i komandantëve të kufirit të të dy vendeve. Komandant Alcin Galiov, komandant i kufirit të Azerbajxhanit e ka quajtur shumë efikase vizitën e Kasem Rezai komandantit të rojeve kufitare të Iranit, si dhe bisedimet që ai pati me autoritetet e Azerbajxhanit. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë në kushtet e provokimeve të faktorit të huaj dhe rreziqeve që i kanosen rajonit, ka rëndësi tepër të madhe. Zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Baku në këtë fushë nuk është vetëm në interes të të dy vendeve por edhe në interes të të gjithë rajonit. Sa i përket kësaj ministri iranian i informacionit në takim me presidentin e Azerbajxhanit ka thënë: Mes shërbimeve të sigurimit të Iranit dhe Azerbajxhanit ka një bashkëpunim shumë të mirë. Sejed Mahmud Alavi tha se gjatë 5 viteve të fundit shërbimet e sigurisë së Iranit dhe të Azerbajxhanit kanë zgjeruar në formë konstruktive marrëdhëniet mes tyre për garantimin e sigurisë së vendeve. Shërbimet e sigurimit të Iranit dhe Azerbajxhanit bashkëpunojnë në fushën e luftës kundër terrorizmit botëror, krimit të organizuar, përballjes me trafikun e drogës dhe shkëmbimin e informacioneve. Kjo tregon se Irani dhe Azerbajxhani janë të vendosur që të forcojnë bashkëpunimet e tyre në fushën e sigurisë. Ky bashkëpunim ndikon së pari në efikasitetin e përballjes me sfidat e sigurisë dhe parandalimin e kërcënimeve terroriste në rajon dhe së dyti forcimi i këtij bashkëpunim është në favor edhe të vendeve të tjera fqinje pasi forcon lidhjet multilaterale për garantimin e interesave të kombeve të rajonit sidomos në vendosjen e paqes dhe të sigurisë. Vafa Galizade një prej ekspertëve të çështjeve politike në Azerbajxhan thotë se niveli i lartë i bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, krijon një horizont të qartë në marrëdhëniet Teheran-Baku. Në takimin e mëparshëm të Elham Aliev presidentit të Azerbajxhanit dhe Hasan Ruhani presidentit të Iranit, kreu azer mbështeti politikat e Iranit për vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe ka thënë: Për fat të keq vendet jashtë rajonit me ndërhyrjet e tyre janë bërë shkak për nisjen e luftërave dhe gjakderdhjes në rajon dhe ne jemi të mendimit se forcat e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të rajonit. Duke pasur parasysh këtë deklaratë takimet e presidentit azer me autoritetet e Iranit tregon vullnetin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.