Zarif u përgjigjet pretendimeve të amerikanëve
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi ka vënë në dukje se Uashingtoni ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB, tha se Amerika nuk është në atë pozitë që të akuzojë Iranin ndërkohë që çështja e raketave është një çështje e pangeciueshme.
I ndodhur në Katar për të marrë pjesë në forumin Doha-2018, shefi I diplomacisë iraniane në një intervistë për Al Jazeera tha: "Para së gjithash, raketat e Iranit janë vetëm për mbrojtje dhe ne kemi nevojë për to për të parandaluar çdo agresion. Ne përdorim burime për shpenzimet ushtarake shumë më pak se çdo vend në rajon dhe për këtë arsye kemi njoftuar që nga fillimi se raketat tona janë të pangeciueshme". Ministri i jashtëm iranian kundërshtoi akuzat e SHBA kundër Teheranit dhe tha se Uashingtoni e kishte shkelur në mënyrë eksplicite Rezolutën 2231 duke u larguar nga marrëveshja bërthamore dhe nuk ishte "në gjendje të fliste për atë rezolutë". Zarif shtoi se Rezoluta 2231 nuk e ndalonte Iranin nga testimi i raketave, por e kishte ndaluar Republikën Islamike nga testimi i raketave që synonin transportimin e mbushjeve bërthamore. Kjo është ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka vërtetuar se "aktivitetet e raketave të Iranit janë vetëm për qëllime mbrojtëse", vuri në dukje diplomati më i lartë iranian.