Kryetari i Organizatës së Haxhit të Iranit viziton Arabinë Saudite
(last modified Sun, 16 Dec 2018 12:05:30 GMT )
Dhjetor 16, 2018 13:05 Europe/Tirane
  • Kryetari i Organizatës së Haxhit të Iranit viziton Arabinë Saudite

Kryetari i Organizatës për Çështje të Haxhit të Iranit ka shkuar në Arabinë Saudite për të biseduar në lidhje me çështjet e Haxhit të vitit të ardhshëm 2019.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Alireza Rashidian, kryetari i Organizatës së Haxhit të Iranit, me ftesë të ministrit për çështje të Haxhit të Arabisë Saudite, sot ka shkuar në Arabinë Saudite dhe gjatë kësaj vizite, ai do të bisedojë me autoritetet e Arabisë Saudite në lidhje me mënyrën e pjesëmarrjes së haxhinjve të Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e Haxhit të vitit të ardhshëm. Rashidian ka thënë se tema kryesore të këtyre bisedimeve do të jenë kërkesa për vendosjen përsëri të udhëtimeve për Haxhin e Umres individuale dhe për të shtuar numrin e haxhinjve iranianë në ngjarjen më të madhe të besimtarëve myslimanë.

Tags