Irani gati për operacione të përbashkëta anti-terroriste me Pakistanin
Irani deklaroi se është plotësisht gati për operacione të përbashkëta anti-terroriste me Pakistanin fqinj, pasi të premten terroristët vranë gjashtë ushtarë pakistanezë në një pritë pranë kufirit të përbashkët.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi, të dielën dënoi ashpër sulmin ndaj një pikë kontrolli kufitar në provincën Baluchistan të Pakistanit. Republika Islamike e Iranit, tha Kasemi, është plotësisht e gatshme të marrë pjesë në çdo fushatë të përbashkët "kundër fenomenit të shëmtuar të terrorizmit në të gjitha format e tij në rajon", raportoi agjencia e lajmeve IRNA. Autoritetet e Pakistanit thanë se rreth 30 militantë sulmuan konvojin e rojeve kufitare, duke vrarë 6 ushtarë pakistanezë dhe duke plagosur gjithashtu 14 të tjerë. Në të kaluarën, Irani ka njoftuar vazhdimisht gatishmërinë e tij për operacione të përbashkëta me Pakistanin në rajonet nga ku militantët nisin sulme ndërkufitare kundër trupave dhe civilëve iranianë.