Zarif kritikon politikat amerikane në botë dhe në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83951-zarif_kritikon_politikat_amerikane_në_botë_dhe_në_rajon
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit edhe një herë ka kritikuar politikat e Amerikës në botë dhe në rajon.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 17, 2018 05:51 Europe/Tirane
  • Zarif kritikon politikat amerikane në botë dhe në rajon

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit edhe një herë ka kritikuar politikat e Amerikës në botë dhe në rajon.

Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh në Twitter pasi vuri në dukje se sanksionet amerikane kundër Iranit nuk kanë qenë efikase shtoi se armiqtë e Iranit janë bërë shkak për dëmtimin e njerëzve të thjeshtë por nuk kanë ndikuar në politikat e Iranit. Shefi i diplomacisë iraniane shtoi se ndryshimi 180 gradësh i qëndrimit të Amerikës bëri të mundur progresin e bisedimeve mes Iranit dhe Evropës. "Ato (sanksionet) dëmtojnë iranianët e zakonshëm por nuk ndryshojnë politikën e Republikës Islamike", tha ai.  Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia dhe Kina - plus Gjermania nënshkruan marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të Iranit, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) më 2015 dhe filluan zbatimin e saj më 16 janar 2016. Gjatë qëndrimit në Katar, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Katarit, ministrin e jashtëm të Turqisë dhe me shumë funksionarë të tjerë me të cilët diskutoi për formimin e politikanëve botë dhe përqendrimin në siguri dhe në paqe, paqe dhe ndërmjetësim, zhvillimin e ekonomik dhe zgjerim marrëdhëniesh.