Zarif kritikon politikat amerikane në botë dhe në rajon
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit edhe një herë ka kritikuar politikat e Amerikës në botë dhe në rajon.
Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh në Twitter pasi vuri në dukje se sanksionet amerikane kundër Iranit nuk kanë qenë efikase shtoi se armiqtë e Iranit janë bërë shkak për dëmtimin e njerëzve të thjeshtë por nuk kanë ndikuar në politikat e Iranit. Shefi i diplomacisë iraniane shtoi se ndryshimi 180 gradësh i qëndrimit të Amerikës bëri të mundur progresin e bisedimeve mes Iranit dhe Evropës. "Ato (sanksionet) dëmtojnë iranianët e zakonshëm por nuk ndryshojnë politikën e Republikës Islamike", tha ai. Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia dhe Kina - plus Gjermania nënshkruan marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të Iranit, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) më 2015 dhe filluan zbatimin e saj më 16 janar 2016. Gjatë qëndrimit në Katar, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Katarit, ministrin e jashtëm të Turqisë dhe me shumë funksionarë të tjerë me të cilët diskutoi për formimin e politikanëve botë dhe përqendrimin në siguri dhe në paqe, paqe dhe ndërmjetësim, zhvillimin e ekonomik dhe zgjerim marrëdhëniesh.