Në Teheran filloi punimet takimi i Këshillit për Programim Rajonal të ECO
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83955-në_teheran_filloi_punimet_takimi_i_këshillit_për_programim_rajonal_të_eco
Takimi i 29-të i Këshillit për Programim Rajonal të organizatës ECO filloi punimet e veta në Teheran me qëllim hartimin e politikave dhe strategjive të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO).
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2018 14:24 Europe/Tirane
  • Në Teheran filloi punimet takimi i Këshillit për Programim Rajonal të ECO

Takimi i 29-të i Këshillit për Programim Rajonal të organizatës ECO filloi punimet e veta në Teheran me qëllim hartimin e politikave dhe strategjive të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim katër ditor i cili zhvillohet me pjesëmarrjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të ECO-së dhe ekspertëve ekonomik, do të diskutohen çështjet si tregtia dhe investimi, transporti dhe telekomunikacioni, energjia, lëndët minerale, sektori bujqësor, ambientalizmi dhe turizmi.

Organizata rajonale ECO është themeluar në vitin 1985 për t'i çuar përpara bashkëpunimet ekonomike, teknologjike dhe kulturore mes Iranit, Pakistanit dhe Turqisë, ndërsa në vitet më pas në këtë organizatë janë anëtarësuar edhe Afganistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kërkizistani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Republika e Azerbajxhanit.