Zarif: Perëndimi në mënyrë papagalli po imiton Beniamin Netanjahun
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83993-zarif_perëndimi_në_mënyrë_papagalli_po_imiton_beniamin_netanjahun
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka kritikuar mbështetjen e perëndimorëve ndaj regjimit sionist dhe deklaroi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, gjithmonë kërcënon Iranin me shkatërrim dhe perëndimi gjithashtu në mënyrë papagalli përsërit shqetësimet e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 18, 2018 12:43 Europe/Tirane
  • Zarif: Perëndimi në mënyrë papagalli po imiton Beniamin Netanjahun

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka kritikuar mbështetjen e perëndimorëve ndaj regjimit sionist dhe deklaroi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, gjithmonë kërcënon Iranin me shkatërrim dhe perëndimi gjithashtu në mënyrë papagalli përsërit shqetësimet e tij.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Netanjahu po qëndron pranë fabrikës së prodhimit të bombës bërthamore dhe po kërcënon Iranin me shkatërrim, ndërsa tani në mënyrë të hapur flet për raketat agresive të tij kurse ankohet për raketat mbrojtëse dhe parandaluese të Iranit".

Ministri i jashtëm i Iranit me këtë rast ka shtuar: "Amerika e cila më 8 maj në mënyrë të njëanshme ka dal nga marrëveshja bërthamore, po inkurajon edhe të tjerët për shkeljen e kësaj marrëveshje. Uashingtoni gjithashtu ka bërë përpjekje që në kuadër të përhapjes së iranofobisë, programin raketor të Iranit të paraqesë kërcënues ndërkohë që disa shtete perëndimore gjithashtu kohë pas kohe shprehin shqetësim për programin raketor të Iranit".