Presidenti iranian viziton Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83994-presidenti_iranian_viziton_turqinë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të presidentit të Turqisë, do të shkojë në Ankara për të marrë pjesë në takimin e pestë të Këshillit të Lartë për Marrëdhënie Strategjike mes të dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 18, 2018 12:52 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian viziton Turqinë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të presidentit të Turqisë, do të shkojë në Ankara për të marrë pjesë në takimin e pestë të Këshillit të Lartë për Marrëdhënie Strategjike mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Hasan Ruhani në krye të një delegacioni të lartë politikë dhe ekonomi të mërkurën do të shkojë në Ankara për një vizitë dyditore.

Takimi i pestë i Këshillit të Lartë të Marrëdhënie Strategjike të Iranit dhe Turqisë do të kryesohet nga presidentët e të dy vendeve dhe konsiderohet prej programeve më të rëndësishme të kësaj vizite.

Ideja për formimin e Këshillit të Lartë të Marrëdhënieve Strategjike mes Iranit dhe Turqisë ka lindur si rezultat i vizitës së parë të z. Hasan Ruhani në Turqi dhe në bazë të saj presidentët e të dy vendeve kanë caktuar qëllim arritjen e bashkëpunimeve ekonomike deri në 30 miliardë dollarë mes të dy vendeve.