Irani në bisedime me Pakistanin për të siguruar lirimin e rojeve kufitare
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi nevojën për krijimin e kufijve të sigurt Iran-Pakistan dhe tha se bisedimet me palën pakistaneze po bëhen për të liruar pjesën tjetër të rojeve kufitare të Iranit dhe Pakistani është zotuar të ndjekë çështjen.
Behram Kasemi, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA të martën, tha: "Armiqtë nuk janë të interesuar në stabilizimin e rajonit dhe ata janë të udhëzuar nga të tjerët që të përpiqen të jenë të pasigurt në rajon". Për veprimet e Ministrisë së Jashtme iraniane për lirimin e pjesës tjetër të rojeve kufitare që janë në duart e grupit terrorist Xheish al-Adl, ai tha se pas ardhjes së terroristëve në Iran dhe rrëmbimit të rojeve kufitare, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera filluan punën e tyre dhe çështja u zhvillua nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme me palën pakistaneze për të liruar pjesën tjetër të rojeve kufitare. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII shtoi se ministri i jashtëm i RII menjëherë shkoi në Pakistan dhe foli me shumicën e zyrtarëve të lartë të vendit dhe rezultati ishte lirimi i pesë rojeve kufitare. Kasemi tha : "Unë nuk mund të komentoj mbi shifrat e sakta të personelit të mbetur në duart e grupit terrorist, por ende ekzistojnë disa në duart e rrëmbyesve dhe bisedimet me palën pakistaneze vazhdojnë dhe disa premtime janë bërë". Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston mundësia e veprimeve të përbashkëta ushtarake Iran-Pakistan kundër grupeve terroriste?, Kasemi tha se ka një marrëveshje midis Iranit dhe Pakistanit për të forcuar sigurinë dhe për të stabilizuar kufijtë. Ai ka shtuar: "Ne dhe Pakistani besojmë se kufiri midis dy vendeve është një kufi i paqes dhe miqësisë dhe duhet të mbetet si i tillë".