Nënshkruhet marrëveshja midis Iranit dhe Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84007-nënshkruhet_marrëveshja_midis_iranit_dhe_arabisë_saudite
Marrëveshja e Haxhit u nënshkrua midis kreut të organizatës së pelegrinazhit të Iranit dhe ministrit të Haxhit dhe Umrës të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2018 15:42 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet marrëveshja midis Iranit dhe Arabisë Saudite

Marrëveshja e Haxhit u nënshkrua midis kreut të organizatës së pelegrinazhit të Iranit dhe ministrit të Haxhit dhe Umrës të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, bazuar në këtë marrëveshje, në Arabinë Saudite hapet zyra e Organizatës së pelegrinazhit të RII. Përveç hapjes së kësaj zyre po ashtu është parashikuar edhe lehtësimi i vizave, qëndrimi i anëtarëve të komiteteve ekzekutive dhe ndjekja e zgjidhjes së problemeve në fusha të ndryshme. Bisedimet për Haxhin midis Iranit dhe Arabisë Saudite filluan të dielën më 16 dhjetor, me praninë e Alireza Rashidian, kreu i Organizatës së pelegrinazhit të RII dhe autoriteteve saudite të Haxhit. Në këtë takim, kreu i Organizatës së pelegrinazhit të RII paraqiti një listë të problemeve të Haxhit të vitit 97 dhe bëri sugjerime për Haxhin e vitit të ardhshëm. Ministri i Haxhit dhe Umrës i Arabisë Saudite, Mohamed bin Saleh Benton, gjithashtu theksoi në zgjidhjen e problemeve të Haxhit dhe përmirësimin e kushteve.