Presidenti iranian arrin në Turqi
Dhjetor 19, 2018 16:19 Europe/Tirane
Presidenti iranian arriti në kryeqytetin turk, Ankara, të mërkurën në mbrëmje.
Presidenti i RII z. Hasan Ruhani, duke kryesuar një delegacion të profilit të lartë, ka udhëtuar në Ankara për të marrë pjesë në sesionin e pestë të këshillit suprem Iran-Turqi për marrëdhënie strategjike. Kjo vizitë zhvillohet me ftesë zyrtare të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Të dy palët pritet të nënshkruajnë dokumente të rëndësishme në fushat politike, ekonomike dhe kulturore. Presidenti Ruhani do të largohet nga Ankaraja për në Teheran të enjten mbrëma.
Tags