Skenari i Shqipërisë: Iranofobia e mbështetësve të grupit terrorist Monafekin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84061-skenari_i_shqipërisë_iranofobia_e_mbështetësve_të_grupit_terrorist_monafekin
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Shqipëria në trajtimin e diplomatëve iranianë me ose pa dashje, është bërë viktimë e skenarëve të Amerikës, regjimit sionist dhe disa grupeve terroriste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2018 13:43 Europe/Tirane
  • Skenari i Shqipërisë: Iranofobia e mbështetësve të grupit terrorist Monafekin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Shqipëria në trajtimin e diplomatëve iranianë me ose pa dashje, është bërë viktimë e skenarëve të Amerikës, regjimit sionist dhe disa grupeve terroriste.

Behram Kasemi të enjten në lidhje me skenarin e ri kundër Iranit dhe këtë herë në Shqipëri, ka deklaruar: Për fat të keq, pas veprimeve armiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist në kuadrin e një politike iranofobike dhe përpjekjeve për të minuar reputacionin e Republikës Islamike të Iranit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë veprime armiqësore pa asnjë arsye nën presionin amerikan kundër Teheranit. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme  të Shqipërisë Edlira Prandi tha të mërkurën se aktivitetet e diplomatëve iranianë ishin në kundërshtim me pozitën diplomatike dhe pas konsultimeve me aleatët, u vendos se ata do të jenë "të padëshirueshëm". Qëndrimi i zëdhënëses së Ministrisë së jashtme të Shqipërisë në kuadër të një historie të re kundër Iranit, tregon veprimin armiqësor të Shqipërisë kundër Teheranit në bashkëpunim me shërbimet e huaja të sigurisë të palëve tjera. Reagimi i shpejtë dhe i lumtur i John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe i Mike Pompeo-t, sekretar i DASH për të mbështetur veprimin e Shqipërisë, pasqyron rolin e Shteteve të Bashkuara në skenarin e Shqipërisë kundër Iranit. Natyrisht, skenarë të tillë tashmë janë përsëritur në Francë dhe Danimarkë. Duke marrë parasysh rolin e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Arabisë Saudite në veprimet armiqësore kundër Iranit në kryeqytetet e vendeve evropiane, dëshmon se ata po ndjekin planin e iranofobisë që synon të ndikojë në bashkëpunimin konstruktiv të Iranit me bashkësinë ndërkombëtare dhe, në këtë kontekst ata po shkruajnë skenarë kundër Iranit. Gjatë një skenari të mëparshëm në Danimarkë, gazeta sioniste "JerusalemPost" raportoi se agjencia e inteligjencës izraelite (Mossad) ka pasur rol të drejtpërdrejtë në hartimin e dosjes daneze kundër Iranit. Edhe Benjamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit, e pranoi të njëjtën gjë. Objektivi i përbashkët i skenarëve armiqësorë që filluan në Francë dhe më pas në Danimarkë dhe sot në Shqipëri, është përpjekje për të akuzuar Iranin për  mbështetje të terrorizmit në nivel global. Humori i kësaj lëvizjeje shihet kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite janë të gjithë sponsorët kryesorë të terrorizmit në botë dhe i japin mbështetje politike dhe materiale grupit terrorist Monafekin, grup i cili tashmë ka vrarë dhe martirizuar më shumë se 17,000 njerëz në Iran. Daniel Server, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, beson se forcat e ushtrisë dhe të sigurisë amerikane bashkëpunojnë me grupin Monafekin, kushdo që e njeh këtë grup e di që është një grup terrorist dhe nuk duhet të mbështetet. Përveç kësaj, trekëndëshi ogurzi sionist-saudit-amerikan ka hyrë në një veprim kundër Iranit duke përfshirë edhe grupe të ndryshme terroriste, siç është edhe grupi terrorist Monafekin. Në këtë kuadër, ministri iranian i inteligjencës Mahmud Alavi të martën e kaluar, ka thënë: Shërbimet e sigurimit të vendeve fqinjë, madje edhe të vendeve të largëta, janë përfshirë drejtpërdrejtë kundër sigurisë së Iranit, por më shumë se 300 grupe terroriste janë identifikuar dhe ndaluar. Ky partneritet armiqësor anti-Iranit dhe roli i Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Arabisë Saudite në mbështetjen e terrorizmit në botë, me pasoja të pakthyeshme për njerëzimin në rajonin e Azisë Perëndimore dhe gjetkë, madje edhe në kryeqytetet e vendeve të ndryshme evropiane, nuk mund të devijojë opinionin publik mbi realitetet aktuale të botës. Skenarët e Shqipërisë janë një përpjekje e pashmangshme për të falsifikuar faktet, sepse Republika Islamike e Iranit është përgjegjëse në nivel global dhe ka paguar për realizimin e paqes dhe sigurisë dhe është vetë viktimë e terrorizmit të ndërtuar dhe paguar nga Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e tyre.