Ruhani: Sanksionet rast për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike Iran-Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84073-ruhani_sanksionet_rast_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve_ekonomike_iran_turqi
Irani dhe Turqia me administrim të drejtë, sanksionet amerikane kundër Teheranit mund t’i kthejnë në një mundësi për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 21, 2018 05:15 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sanksionet rast për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike Iran-Turqi

Irani dhe Turqia me administrim të drejtë, sanksionet amerikane kundër Teheranit mund t’i kthejnë në një mundësi për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Në një takim me përfaqësuesit të biznesit iranian dhe atij turk në Ankara, presidenti Hasan Ruhani theksoi se Teherani është i gatshëm të garantojë nevojat e Turqisë për energji për një afat të gjatë. Ai sanksionet amerikane edhe një herë i konsideroi të padrejta dhe tha: Përveç dispozitave ndërkombëtare dhe interesave kombëtare asnjë fuqi nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet ekonomike të Iranit dhe Turqisë. Presidenti Ruhani tha se Iranit dhe Turqia janë të vendosur për të kontribuar në kthimin e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe shtoi: Irani dhe Turqia duke bashkëpunuar mes tyre ua kanë bërë të qartë vendeve dhe fuqive të huaja se nuk mund të marrin vendim për sigurinë e rajonit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe presidenti Rexhep Taip Erdogan i cili nga ana e tij tha: Duhet ta dimë se sanksionet amerikane nënkuptojnë ndëshkimin e popullit iranian dhe Turqia nuk i pranon sanksionet dhe askush nuk duhet të pres se për shkak të atyre, Turqia duhet të ulë marrëdhëniet e saj ekonomike me Iranin.