Duke u inspiruar nga Origami, shkencëtari iranian shpik muskuj artificial
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84102-duke_u_inspiruar_nga_origami_shkencëtari_iranian_shpik_muskuj_artificial
Një shkencëtar iranian së bashku me dy hulumtues të tjerë, duke u inspiruar nga Origami, ka shpikur një lloj muskuli artificial i cili është i fuqishëm aq sa edhe muskuli i njeriut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2018 10:41 Europe/Tirane
  • Duke u inspiruar nga Origami, shkencëtari iranian shpik muskuj artificial

Një shkencëtar iranian së bashku me dy hulumtues të tjerë, duke u inspiruar nga Origami, ka shpikur një lloj muskuli artificial i cili është i fuqishëm aq sa edhe muskuli i njeriut.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Maxhid Taghavi, shkencëtari iranian së bashku me dy hulumtues të tjerë në Universitetin Bristol, ka shpikur një lloj muskuli artificial i cili mund të shtojë fuqinë e çdo gjëje duke filluar nga mikro-robotët e deri te strukturat hapësinore.

Ky shkencëtar iranian duke u inspiruar nga arti i Origamit, kanë shpikur këtë teknologji. Ata në të vërtetë kanë shpikur një aparat i cili është i fuqishëm sa muskujt e njeriut dhe mund të ngreh peshë 1000 herë më të madhe se sa vet. Ky grup i shkencëtarëve duke shfrytëzuar inxhinierët e laboratorit robotik të Universitetit Bristor dhe inxhinierin e matematikës, kanë shpikur këtë teknologji duke u inspiruar nga arti i Origamit.

Maxhid Taghavi në lidhje me këtë teknologji ka thënë: "Me ndihmën e kësaj teknologjie elektro-origamike, në vend të motorëve elektromagnetik, mund të shfrytëzohen zëvendësime më të lehtë dhe pa zhurmë. Duke marrë parasysh faktin se aparatet elektro-statike nuk kanë nevojë për qarkullim të rrymës së lartë dhe prodhojnë nxehtësi më pak, prandaj janë më efikas se sa motorët elektrik".