Abdulahian: Siguria dhe stabiliteti politik i Sirisë garantues të sigurisë së rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84127-abdulahian_siguria_dhe_stabiliteti_politik_i_sirisë_garantues_të_sigurisë_së_rajonit
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se stabiliteti dhe stabiliteti politik në Siri, janë garantues të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2018 05:17 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Siguria dhe stabiliteti politik i Sirisë garantues të sigurisë së rajonit

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se stabiliteti dhe stabiliteti politik në Siri, janë garantues të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Husein Amir Abdulahian, ditën e shtunë u takua me Adnan Hasan Mahmud ambasador i Sirisë në Teheran me të cilin diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në Siri. Në këtë takim z. Abdulahian tha: Perspektiva e Sirisë është e qartë dhe pozitive dhe populli sirian, forcat e ushtrisë dhe qeveria kanë arritur suksese të reja për vendosjen e stabilitetit politik dhe të sigurisë. Ai shprehu kënaqësinë nga forcimi i procesit të stabilitetit dhe qetësisë në Siri dhe pasi përmendi qëndrimet e vendeve si Amerika dhe Arabia Saudite në rajon dhe në Siri tha: sjellja e Amerikës dhe e Arabisë Saudite në zhvillimet rajonale është destruktive dhe Riadi duhet ta largojë vendet e tij nga planet e regjimit sionist.