Gjenaral Hatami: Iranianët i shndërrojnë sanksionet në raste për zhvillim
(last modified Mon, 24 Dec 2018 15:42:55 GMT )
Dhjetor 24, 2018 16:42 Europe/Tirane
  • Gjenaral Hatami: Iranianët i shndërrojnë sanksionet në raste për zhvillim

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje sanksionet e padrejta të Amerikës dhe deklaroi se iranianët i shndërrojnë sanksionet në raste për zhvillim.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, sot në ceremoninë e hapjes së panairit të teknologjisë në Teheran, tha: “Përfundimi i kësaj vale të sanksioneve të padrejta të Amerikës kundër Iranit, do të ndodhë brenda një periudhe të shkurt”.

Duke folur për masat e ndërmarra nga Irani për neutralizimin e sanksioneve të Amerikës, gjeneral Hatami tha: “Populli, funksionarët dhe qeveria e Republikës Islamike të Iranit do të punojnë me sukses në sigurimin e nevojave të qytetarëve në të sanksionimin e të cilave është përqendruar armiku”.  

Tags