Ministri i jashtëm i Pakistanit bisedon me Zarif në Teheran
Ministri i punëve të jashtme të Pakistanit i cili ka arritur për një vizitë zyrtare në Teheran, sot është takuar dhe ka biseduar me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit.
Makhdum Shah Mahmud Kurejshi në destinacionin e dytë në turneun e tij në rajon, sot pasdite ka arritur në Teheran dhe është takuar me homologun e tij Muhamed Xhavad Zarif me të cilin ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet bilaterale dhe në lidhje me çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri i punëve të jashtme të Pakistanit para Teheranit, ka zhvilluar një vizitë në Afganistan ku ka biseduar me autoritetet afgane.
Mahmud Kurejshi në vazhdim të turneut të tij do të shkojë në Kinë dhe Rusi.