Presidenti iranian dërgon mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84184-presidenti_iranian_dërgon_mesazh_urimi_me_rastin_e_krishtlindjeve
Sot më 25 dhjetor 2018 është ditëlindja e hazretit Isa Masih(as).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2018 05:21 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian dërgon mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve

Sot më 25 dhjetor 2018 është ditëlindja e hazretit Isa Masih(as).

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, u ka dërguar mesazhe të ndara krerëve të shteteve dhe liderit të katolikëve të botës, të cilët i ka uruar për ditëlindjen e hazretit Isa Masih(as) dhe për vitin e ri 2019. Hasan Ruhani, në mesazhet e tij dërguar kryetarëve të shteteve në shumë vende të botës ka thënë: Në prag t vitit të ri, të gjithë duke shfrytëzuar udhëzimet e profetëve hyjnore, me solidaritet dhe respekt të përpiqen për përhapjen e paqes së bazuar në drejtësi me qëllim që në botë të vendoset siguria, rendi, qetësia, mirëqenia dhe barazia. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij dërguar Papa Francis, lideri i katolikëve të botës, pasi e uroi atë për ditëlindjen e hazretit Isa(as) dhe ardhjen e vitit të ri 2019, ka thënë: Njeriu sot më shumë se kurdoherë tjetër ka nevojë të shfrytëzojë udhëzimet dhe mësimet e profetëve hyjnorë dhe të rezistojë përballë arrogancës dhe duke hedhur hapa në rrugën e drejtë ashtu siç kanë përshkuar rrugën njerëzit liridashës dhe ndjekësit realë të profetëve hyjnorë, të krijojnë kushtet për paqe dhe drejtësi. 25 dhjetori përkon me ditëlindjen e hazreti Isa (as).