Gjeneral Xhaafari: E pamundur një sulm ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84281-gjeneral_xhaafari_e_pamundur_një_sulm_ndaj_iranit
Agjencia Tasnim e lajmeve citon komandantin e përgjithshëm të gardës revolucionare, gjeneral Xhaafari të ketë thënë se fuqia e Iranit është në atë masë saqë amerikanët më nuk guxojnë as të shprehin opsionin e një sulmi ushtarak kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2018 06:29 Europe/Tirane
  • Gjeneral Xhaafari: E pamundur një sulm ndaj Iranit

Agjencia Tasnim e lajmeve citon komandantin e përgjithshëm të gardës revolucionare, gjeneral Xhaafari të ketë thënë se fuqia e Iranit është në atë masë saqë amerikanët më nuk guxojnë as të shprehin opsionin e një sulmi ushtarak kundër Iranit.

Ne prej vitesh jemi larg kërcënimeve të sigurisë dhe asnjë superfuqi nuk imagjinon kryerjen e ndonjë sulmi, pasi ato frikësohen shumë nga konfrontimi me Iranin, nga luftëtarët dhe martirët tanë, ka thënë në fjalën e tij gjeneral Xhaafari. Ne sot që krahasojmë fuqinë e Amerikës me 40 vite më parë, shohim se ashtu siç ka theksuar edhe lideri suprem, fuqia e Amerikës është në rënie dhe sot ata vetë pohojnë dobësinë e tyre përballë Iranit. Fuqia e Iranit ka arritur në atë pikë saqë askush nuk guxon të shprehet se do të nisë ndonjë agresion ushtarak kundër Iranit, shtoi gjeneral Xhaafari, komandant i gardës revolucionare në Iran.