Theksohet mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Iranit dhe Ukrainës
Dhjetor 28, 2018 15:48 Europe/Tirane
Presidenti i Ukrainës ka kërkuar zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin në fusha të ndryshme.
Petro Poroshenko, të premten pas pranimit të letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Iranit në Kiev, Manushehr Moradi, duke deklaruar gatishmërinë e qeverisë ukrainase për të zgjeruar bashkëpunimin me Iranin, ka thënë është e nevojshme përdorimi i kapaciteteve ekzistuese për të zgjeruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Poroshenko dhe Moradi diskutuan nevojën për bashkëpunim midis Iranit dhe Ukrainës në forumet ndërkombëtare dhe përpjekjet për të harmonizuar më tej këtë çështje. Manushehr Moradi, ambasadori i ri iranian në Kiev, zëvendësoi Muhammed Beheshti Monfared.
Tags