Irani ka tejkaluar kërcënimet ushtarake dhe të sigurisë
Gjeneral Muhamed’ali Xhafari, komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare në një prej fjalimeve të tij ka theksuar se fuqia e Amerikës në botë është në rënie dhe ka shtuar se Irani ka tejkaluar të gjitha kërcënimet ushtarake dhe të sigurisë.
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se fuqia e Shteteve të Bashkuara është në rënie dhe ky vend ballafaqohet me fuqinë në rritje të Iranit, dhe nuk guxon të përmendë më opsionin ushtarak kundër Republikës Islamike. Duke folur në një ceremoni në Teheran, gjeneral major Muhamed Ali Xhafari tha se Irani nuk po përballet më me një kërcënim të sigurisë në dritën e rritjes së fuqisë së tij. "Ne e kemi distancuar veten nga kërcënimi i sigurisë që shumë vite më parë dhe asnjë superfuqi madje as nuk mund të ëndërrojë të kryejë agresion" kundër Iranit, ndërsa të gjithë armiqtë "janë jashtëzakonisht të frikësuar nga një konflikt me Iranin dhe pasojat e tij", tha komandanti i lartë ushtarak iranian. "Dorëheqjet e shumta që po ndodhin në qeverinë amerikane janë shenja të dukshme dhe objektive të rënies së fuqisë amerikane", shtoi gjeneral major Muhamed Ali Xhafari. Ai gjithashtu tha se teknologjitë e reja janë midis elementeve të fuqisë, në të cilat "Irani po përparon dhe frytet e këtij progresi do të shihen qartë në vitet e ardhshme”. Më 4 nëntor lideri suprem i revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei, në një fjalim të mbajtur për mijëra studentë dhe nxënës, ka folur mbi situatën aktuale të Amerikës në botë dhe ka thënë: Fuqia dhe supremacia e Amerikës në botë është në rënie dhe sot amerikan është shumë herë më e dobët sesa 40 vjet më parë. Roli i Amerikës si një faktor destabilizues, dëmtues dhe shkatërrues i sigurisë në rajon është bërë e qartë për të gjithë botën dhe askush nuk ka dyshime për këtë gjë. Amerika duke krijuar Al Kaidën dhe më pas duke mbështetur ISIS në perëndim të Azisë ka krijuar kriza dhe luftëra dhe pothuajse për 1 dekadë e ka futur Sirinë në luftën me terrorizmin mirëpo tani ajo e dështuar dhe dobësuar akuzon Iranin për gjoja mbështetjen e terrorizmin dhe destabilizimin e rajonit. Gazeta amerikane The Boston Globe kohë më parë ka kritikuar politikat e dyanshme të Uashingtonit kundrejt terrorizmit dhe lidhur me akuzat e Amerikës dhe të disa aleatë të saj perëndimorë dhe arabë për gjoja mbështetjen e Iranit ndaj terrorizmit shkruan: Shkaku që Irani akuzohet për mbështetjen e terrorizmit është se Irani është kundër politikave hegjemoniste dhe ndërhyrëse të Amerikës në rajon. Ky është i vetmi mëkat që ka bërë Irani. Amerika dhe disa aleatë të saj arabë në rajon duke ndjekur qëllimet e Izraelit kundër Iranit, atë e prezantojnë si kërcënues të rajonit dhe mbështetës të terrorizmit por ata kanë harruar faktin se kanë paguar me miliarda dollarë në mbështetje të terrorizmit dhe luftërave në Irak, Siri, Jemen dhe Libi. Këto akuza parashtrohen në kohën kur nëse nuk do të ishte Irani, sot ISIS do të kishte vendosur kontrollin e tij në një pjesë të madhe të rajonit. Noam Camski, mendimtar i njohur amerikan lidhur me akuzat e autoriteteve amerikane kundër Iranit thotë: Mbështetja ndaj grupeve terroriste dhe ISIS, është taktikë e përdorur nga Amerika, mirëpo ajo akuzon Iranin për destabilizimin e rajonit. Politikat e Iranit kundrejt kërcënimeve dhe terrorizmit në rajon janë të qarta dhe transparente. Irani është kundër ndarjes dhe shpërbërjes së vendeve të rajonit dhe gjithashtu thekson në domosdoshmërinë e dëbimit të të huajve nga rajoni. Zhvillimet në rajon kanë treguar se Irani është një prej faktorëve me ndikim real dhe pozitiv.