Zarif: Prania e Amerikës në Gjirin Persik, vetëm krijon tensione
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84316-zarif_prania_e_amerikës_në_gjirin_persik_vetëm_krijon_tensione
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në një intervistë ekskluzive për kanalin informativ "Fonix" të Kinës, deklaroi se ne që nga fillimi kemi besuar se prania e Amerikës në Gjirin Persik përveçse është e paligjshme, ajo vetëm krijon tensione.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 29, 2018 12:40 Europe/Tirane
  • Zarif: Prania e Amerikës në Gjirin Persik, vetëm krijon tensione

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në një intervistë ekskluzive për kanalin informativ "Fonix" të Kinës, deklaroi se ne që nga fillimi kemi besuar se prania e Amerikës në Gjirin Persik përveçse është e paligjshme, ajo vetëm krijon tensione.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të premten në një intervistë me kanalin televiziv "Fonix" të Kinës, tha se aeroplanmbajtësja amerikane në Gjirin Persik para se të ketë ndonjë rezultat pozitiv, në realitet ajo vetëm krijon tensione dhe çdo herë kur amerikanët kanë shtuar praninë e tyre në Gjirin Persik, të gjitha vendet e Gjirit Persik janë përballur me rreziqe.

Z. Zarif shtoi: "Irani është një vend i fuqishëm dhe mund të mbrojë interesat e tij dhe është vetëm ky rajon në të tërësi që pëson dëme nga prania e Amerikës dhe e konsideroj të largët që amerikanët të kenë kushte për ta kërcënuar Iranin".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në lidhje me largimin e forcave ushtarake nga Siria tha: "Ne akoma nuk e dimë se çfarë programi kanë amerikanët, mirëpo ajo çfarë është e rëndësishme për ne është kjo që politika e Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme është një politikë e rrezikshme dhe kjo politikë duhet të ndryshohet".

Shefi i diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit gjithashtu deklaroi: "Irani kurrë nuk do të negociojë me Amerikën në rrethana emergjente. Pala e cila është larguar nga negociatat, nuk është Irani, por është Amerika. Amerikanët deri tetë muaj më parë ishin në marrëveshjen bërthamore dhe zhvillonin negociata me ne, mirëpo ata larguan nga negociatat dhe për këtë arsye ata vet duhen të kthehen në negociata dhe jo ne".