Presidenti i RII uron Vitin e Ri 2019
Presidenti i Iranit dr. Hasan Ruhani i ka dërguar mesazhe të veçanta urimi udhëheqësve botërorë dhe të krishterëve iranianë me rastin e Vitit të Ri 2019.
"Unë shpresoj se viti i ri kalendarik Gregorian do të jetë një vit plot paqe dhe qetësi për të gjithë njerëzit", tha Ruhani në mesazhin e tij të hënën drejtuar liderëve botërorë. Ai shprehu gjithashtu shpresën se bota do të dëshmojë rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit përmes përpjekjeve të përbashkëta, duke u uruar udhëheqësve dhe kombeve të botës sukses dhe shëndet në vitin e ri. Në mesazhin e tij për të krishterët iranian, Ruhani shprehu shpresën se bota do të shohë nxitjen e paqes, drejtësisë dhe çrrënjosjen e të gjitha llojeve të imoralitetit dhe diskriminimit në Vitin e Ri. Ai gjithashtu shpreson se të gjithë të krishterët dhe ndjekësit e feve të tjera hyjnore do të jetojnë së bashku në Iran me prosperitet dhe lumturi. Ditëlindja e Jezu Krishtit ka sjellë mesazhin e spiritualitetit, paqes dhe miqësisë për të gjitha shoqëritë, veçanërisht për pasuesit e tij, tha presidenti iranian.